Ish-futbollisti i PSG-së kundër Messit: Luan për paratë, jo për tifozët  

09 shkurt 2023 | 16:55

Jerome Rothen, ish-futbollist i PSG-së dhe sot një prej opinionistëve me më tepër peshë në kanalet franceze, nuk është i bindur nga ideja që Parisi t’i ofrojë rinovimin Lionel Messit.

Kjo pasi “Pleshti” luan vetëm për para, por përfshirje në projektin e klubit nuk ka:

“Të menaxhosh së bashku kontratat e Mbappesë dhe Neymarit është e vështirë, por nëse u shton këtyre edhe atë të Messit atëherë bëhet e rrezikshme. Unë nuk do t’ia ofroja rinovimin argjentinasit, pasi duket qartë se ai nuk është i përfshirë te PSG-ja. Nëse tifozët e adhurojnë pas çdo pasimi, driblimi e goli, ai kurrë në dy vite nuk ka bërë një gjest për t’i përshëndetur ata. Kjo do të thotë se Mesi në Paris shijon vetëm paratë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni mbresëlënës i Marcus Rashford arriti një tjetër moment historik…