Ish-futbollisti i Romës ndërron jetë në moshën 21-vjeçare
25 maj 2020
| 16:43
Joseph Perfection Bouasse Ombiogno ndërron jetë në moshën 21-vjeçare për shkak të një ataku kardiak. Kamerunasi i lindur më 1998 zbarkoi me shumë shpresa në Itali në vitin 2014.
Sapo mbërriti aty, u lidh me një menaxher, që i premtoi një karrierë si profesionist. Por, kur arriti në Romë, para stacionit të Termini, Joseph u braktis dhe u la i vetëm.
Më pas Roma e mori atë në “Trigoria”, për të luajtur me të rinjtë. Pas një viti e gjysmë pa luajtur ndeshje zyrtare për shkak të problemeve burokratike, Joseph Bouasse u bë lojtar verdhekuq në vitin 2016. Roma e huazoi fillimisht te Vicenza dhe pastaj, nga janari, te Gaz Metan Media, klubi rumun. Mësohet se ai ka ndërruar jetë, pas sulmit në zemër.