Ish-futbollisti i Shqipërisë arrin marrëveshje me Prishtinën
Ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Kristi Vagjeli ka arritur marrëveshje me klubin nga kryeqyteti i Kosovës, FC Prishtina ndërkohë që në ditët në vijim do të prezantohet te skuadra “bardhekaltër”.
Lajmi konfirmohet nga burime të mirë informuara të “Zeri.info” pranë FC Prishtina.
Vangjeli është përforcimi i katërt i Prishtinës pas Mendurim Hotit nga Feronikeli, Xhevdet Shabanit nga Drita dhe Bleart Tolajt nga Hajduku i Splitit.
Vangjeli në edicionin e fundit me shumë sukses u paraqitur me Tiranën në elitën e futbollit shqiptar derisa javë më parë u largua nga ky klub. 35-vjeçari e ka një karrierë shumë të pasur si futbollist. Aris, Chornomorets, Skënderbeu Korçë, Astra Giurgiu, Adelaide Olympic dhe Tirana janë klubet në të cilët është paraqitur futbollisti me prejardhje nga Korça. Vangjeli në karrierën e tij është paraqitur 35 herë për Kombëtaren e Shqipërisë.