Ish-futbollisti i Zvicrës, Shani Tarashaj, pjesë e punëtorisë së Bedri Hamzës
Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, pasi ka marrë idetë dhe sugjerimet e qytetarëve nëpër komunat e Kosovës, punëtorinë e fundit për hartimin e programit qeverisës e ka zhvilluar me mërgatën në Cyrih të Zvicrës.
Pjesëmarrësit e kësaj punëtorie propozuan që të themelohet një qendër për integrimin e bizneseve të huaja në Kosovë dhe të mërgatës, t’u mundësohet të rinjve nga mërgata të kryejnë praktikë në Kosovë, të krijohet një bazë e sigurimit familjar me vlerë 150 euro në muaj, të bëhet digjitalizimi i shkollave, të rinjtë të aftësohen për t’i zotëruar ‘soft skills’, si dhe të ngritet vetëdija për barazi gjinore që ndër të tjera u garanton grave të drejtën në trashëgimi.
I pranishëm në punëtorinë e Hamzës në Zurich, përpos të rinjëve, sipërmarrësve, studentëve dhe njohës të fushave të ndryshme, ishte edhe ish futbollisti i Evertonit, Eintracht Frankfurtit, FC Zürich-ut, dhe i kombëtares së Zvicrës, Shani Tarashaj.