Ish-futbollisti Kastriot Rexha emërohet ndihmës-trajner te 2 Korriku

21 janar 2023 | 22:48

Klubi i Futbollit “2 Korriku” dhe Kastriot Rexha kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi, përmes të cilës është arritur që ish-sulmuesi i shumë skuadrave kosovare, përfshirë këtu edhe vet 2 Korrikun, të emërohet në pozitën e ndihmës-trajnerit tek skuadra seniore e skuadrës nga Arbëria.

Kastriot Rexha është emër i njohur në futbollin kosovar dhe kjo natyrshëm se është vlerësuar lartë nga drejtuesit “verdheblu”, në emër të të cilëve Drejtori Shaban Baholli mirëpriti Rexhën dhe e prezantoi atë me pjesën tjetër të shtabit teknik dhe futbollistët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komisionit për Organizimin e Partisë Demokratike të Kosovës…