Ish-futbollit Erion Kajtazi i ngritët shtatorja në vendlindje
Të dielën në Mitrovicë është bërë përurimi i shtatores së futbollistit të ndjerë, Erion Kajtazi.
Shtatorja është vendosur tek stadiumi me bari sintetik afër liqenit akumulues, fushë e cila mban emrin e futbollistit të ndjerë, Erion Kajtazi.
Nënkryetari i komunës së Prishtinë, Arian Tahiri, ka publikuar fotografi nga shtatorja.
“Erion Kajtazi, talenti i madh i futbollit, u përjetësua sot në bronz në qytetin e tij, për të qëndruar përherë pranë fushës së futbollit si simbol dhe motiv për secilin talent”, ka shkruar ai në “Facebook”.
Kajtazi ka ndërruar jetë më 3 dhjetor të vitit të kaluar, kur ra pa vetëdije në fushë gjatë ndeshjes A&N – Trepça ’89, në kuadër të Superligës së Juniorëve.
Ai është konsideruar një ndër futbollistët më premtues në Kosovë derisa ka qenë pjesë edhe e grupmoshave të reja të Kosovës.