Ish-gazetari i ‘BBC’-së: Tanket që kishin sulmuar Jasharajt, ishin vjedhur në Bosnjë

06 mars 2023 | 13:10

Ish-gazetari i “BBC”-së, Vaughan Smith, i cili gjatë luftës ka xhiruar masakrën e familjes Jasharaj, ka rrëfyer për “Ekonomia Online”, tmerrin që ka parë më datë 5, 6 dhe 7 mars të 1998-ës. Ai ka thënë se brutalitetin që e ka parë në Kosovë, nuk kishte rastis ta shoh në asnjë vend tjetër.

Duke folur për luftën në Prekaz, Smit ka thënë se serbët kishin tentuar ta vrisnin, por që kishte arritur të shpëtonte, pasi plumbi e kishte goditur telefonin mobil.

Si pjesëmarrës edhe në luftën e Bosnjë dhe Hercegovinë, Smith ka thënë se tanket që kanë sulmuar familjen Jasharaj kanë qenë të vjedhura nga holandezët në Bosnjë e Hercegovinë.

“Më kujtohet që erdha ta xhirojë se çfarë po ndodh në Kosovë. Atëherë nuk e kam kuptuar krejt se çfarë po ndodh, por i pash forcat serbe duke hyrë në Prekaz, u fsheha dhe fillova me xhiruar aksionin, kishte shumë zjarr. Shumë më vonë e kam kuptuar rëndësinë që ishte duke ndodhur atë ditë më 5 mars të vitit 1998. Unë kisha ardhur prej Bosnjës me mbuluar luftën e Kosovës, dhe kur i shikova xhirimet, po shoh se disa prej tankeve që serbët i kishin vjedh prej holandezeve në Bosnjë, i kishin marrë për me i sulmuar Jasharajt dhe në atë kohë fillova me i xhiruar dhe më vrenjtën serbët se isha duke i xhiruar prej majës së kodrës, edhe gjuajtën në drejtim timin dhe unë shpëtova vetëm pse plumbi përfundoi në telefonin tim mobil”, ka thënë ai për “EO”.

Ndonëse kishte dëgjuar për UÇK-në, Smith nuk e njihte dikë nga udhëheqësit e saj. Thotë se ishte takuar me një njëri në Zvicër, e i cili i kishte treguar për organizimin që po ndodhte në Kosovë.

“Unë kisha dëgjuar për UÇK-në se kisha shkuar në Zvicër dhe isha takuar me një njëri që u quajt Pleurat Sejdiu, më ka treguar për UÇK-në dhe me ka treguar se çfarë është duke ndodhur dhe më pat vendos në kontakt me UÇK-në këtu (në Kosovë), por nuk i dija të gjitha detajet por pak kisha dëgjuar, e më vonë e kuptova kur erdha në Kosovë, e sot e kësaj dite jam shumë i lumtur që edhe Aeroporti i Kosovës e ka emrin Adem Jashari”, ka thënë Smith.

Smith ka thënë se mobilizimin e popullatës që ka parë në Kosovë, nuk e ka parë në asnjë vend ku ka pas luftë.

“Çka më ka befasuar është brutaliteti i asaj masakre, si e vrasin krejt familjen, jo vetëm ata që ishin të armatosur, mandej çfarë më ka befasuar se unë kam qenë në luftërat tjera në Irak e Bosnjë, nuk e kam parë mënyrën sesi e ka mobilizuar krejt popullatën ajo masakër. Ajo masakër i ka mobilizuar të gjithë njerëzit, jashtë Kosovës kanë filluar të vijnë njerëzit. Pra ka pasur efekt të kundërt të asaj se çka dojshin serbët, pra me i demoralizuar këtë popullatë, në fakt e ka mobilizuar”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbajtur fjalim…