Ish-gazetari i “Daily Telegraph” viziton familjën e Besnikut që i mbijetoi masakrës së Abrisë së Epërme
Ish-gazetari i gazetës britanike “Daily Telegraph” rrëfen lidhjen emocionale që ka për Besnik Deliun, për të cilin kishte raportuar gjatë luftës së fundit në Kosovë. Besnik Deliu i mbijetoi masakrës së Abrisë së Epërme. Takimi mes ish gazetarit britanik e të mbijetuarit të masakrës u bë pas dy dekadash nën emocione të shumta.
Ish-gazetari i “Daily Telegraph”, Julius Strauss, ishte dëshmitar i njërës nga masakrat me të dhimbshme në Kosovë, asaj të Abrisë të Epërme, ku u vranë mbi 20 anëtarë të familjes Deliu, ne mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq.
Besnik Deliu, ishte vetëm 5 vjeç kur i mbijetoi kësaj masakre të tmerrshme.
E me djaloshin e ri, gazetari Julius Strauss krijoji një lidhje të ngushtë.
Ata do të takoheshin serish në rrethana të tjera pas dy dekadash.
“Kam raportuar në shume shtete të cilat kanë qenë në konflikt përfshirë edhe Kosovën. Të jem i sinqertë me ju kam parë shumëçka por për disa arsye historia e Besnikut dhe familjes së tij qëndroi brenda meje. Unë pësova trauma nga ato se çfarë pashë në Kosovë dhe e ndërpreva gazetarinë, nisa një jetë të re duke u zhdukur ne pyjet e Kanadasë. Një ditë e hapa telefonin dhe e pashë se me kishte dërguar një mesazh Besniku, duke më thënë se ai se më njeh dhe dëshiron të takohet. Kur e pranova atë mesazh është e vështirë ta shpjegoj se si u ndjeva, pati një ndikim shumë të fortë tek unë. Unë e takova Besnikun vitin e kaluar për herë të parë pas 20 vitesh”, thotë ai për Tëvë 1
Deliu thotë se në takimin e parë me Julius Strauss pas 22 vitesh, nuk ka mundur të flas nga emocionet.
Ai ka edhe një mesazh për të tjerët që kanë pasur një fat të tillë tragjik.
Sot Besnik Deliu 28 vjeç, është pjesëtar i Forcave Ushtarake të Kosovës.Tëvë1