Ish-gjenerali i UÇK-së Sylejman Selimi shtrihet në spital

08 janar 2019 | 12:45

Ish-gjenerali i UÇK-së, Sylejman Selimi, po përballet me probleme shëndetësore.

Ai madje është shtrirë në spital ndërsa këtë për “klankosova.tv” e ka konfirmuar drejtori i Burgjeve të Kosovës, Nehat Thaçi.

Si pasojë e problemeve shëndetësore të shfaqura, ende nuk dihet nëse Sylejman Selimi do të intervistohet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e cila i kishte dërguar ftesë për intervistim ish-komandantit të UÇK-së.

Intervistimi i tij ishte paraparë të bëhej gjatë javës së dytë të janarit të këtij viti.

Selimit gjatë kohës sa po shërbente si ambasador në Tiranë, EULEX-i i ngriti aktakuza për krime lufte, në dy rastet e njohura si “Drenica” 1 dhe 2.

Në fund të dy proceseve, ish-Kkmandanti i Përgjithshëm i FSK-së u dënua më 14 vjet dënim unik, për të dy rastet; për krime lufte ndaj popullatës civile.

Gjykata Supreme e kishte kthyer në rigjykim rastin “Drenica 1”, rast në të cilin Gjykata e Apelit, Sylejaman Selimit i kishte vërtetuar 6 vite burgim për “Tortura ndaj civilëve”.

Ndërkohë Supremja, në shtator të 2018, për të dytën herë Sylejman Selimit i vërteton dënimin unik prej 7 vite burgim për krime lufte, në “Drenica 2”, raporton “Klan Kosova”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ergon Hyseni me anë të një postimi në “Facebook” ka…