Ish-gjenerali serb i Koshares në Jarinje bashkë me Jovanoviçin – “Kjo është tokë serbe, do të kthehemi”
Ish-gjenerali serb që kishte shërbyer si komandant i forcave ushtarake serbe në Koshare në vitin 1999, Llubinko Gjurkoviç, së bashku me kandidatin e koalicionit politik NADA në Serbi, Millosh Jovanoviç, duke qëndruar në teritorin e Kosovës, në Jarinjë.
Ish-gjenerali serb që kishte shërbyer si komandant i forcave ushtarake serbe në Koshare në vitin 1999, Llubinko Gjurkoviç, së bashku me kandidatin e koalicionit më të madh politik NADA në Serbi, Millosh Jovanoviç, kanë vizituar Jarinjen të cilën e kanë quajtur “tokë serbe”, shkruan e përditshmja serbe Danas.
Ish-gjenerali serb që kishte shërbyer si komandant i forcave ushtarake serbe në Koshare.
Gjurkoviç i ka qëndruar prapa Jovanoviçit i cili u shpreh se “Ky është një vend serb dhe një pjesë e shtetit serb, dikujt i pëlqen apo jo, dhe do të mbetet kështu. Këta njerëz janë unikë dhe ata janë atje çdo ditë në barrikada për të realizuar të drejtën e tyre për një normalitet jetën, dhe ne do t’i ndihmojmë në çdo kuptim”.
“”Ne kemi pasur gjithmonë një politikë shumë të qëndrueshme që nuk mund të hiqet, se Rezoluta 1244 është një akt ligjërisht i detyrueshëm, se Kushtetuta e Republikës së Serbisë është një akt ligjërisht i detyrueshëm”, deklaroi ai.
“Ne do të forchemi ngadalë dhe do të kthehemi këtu. Në çfarëdo forme që është e nevojshme “, përfundoi Jovanoviç.