Ish-gjykatësi i EULEX-it: Është koha që Kosova t’i thotë BE-së ‘jemi lodhur nga lojërat tuaja’
Ish-gjykatësi i misionit evropian në Kosovë, EULEX, Malcolm Simmons, ka dhënë kritikë për BE-në në raport me qasjen ndaj Kosovës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se është koha që Kosova t’i thotë BE-së “jemi lodhur nga lojërat e juaja”.
“A nuk është koha që Kosova t’i thotë BE-së: “Ne jemi lodhur nga lojërat që po i luani. Nuk do të ketë bashkëpunim të mëtejshëm me ju përveç dhe derisa të shohim ndonjë përparim nga pala e BE-së”?”, ka shkruar Simmons.
Is it not time that Kosovo said to the EU: "We are tired of the games you are playing. There will be no further cooperation with you unless and until we see some progress from the EU side"? https://t.co/6nSgtts0bt
— Judge Malcolm Simmons (@SimmonsJudge) February 28, 2021