Ish-gruaja e Hakimit nuk heq dorë, i kërkon 10 milionë euro për divorcin
Vijojnë lajmet e ndarjes së futbollistit maroken Achraf Hakimi me aktoren spanjolle-tuniziane Hiba Abouk. Sipas medieve, Hiba Abouk po kërkon 10 milionë euro për divorcin me yllin e PSG-së.
Thuhet se ekipi ligjor i Abouk kërkon 10 milionë euro ndërsa futbollisti ofrohet të paguajë vetëm 2 milionë euro. Aktorja ka vendosur të ngrejë një padi kundër Hakimit për “mashtrim dhe keqadministrim të pasurive të tyre bashkëshortore”.
Ky vendim i saj vjen pasi ajo mori vesh se marokeni ia ka transferuar të gjitha pasuritë nënës së tij, Saida Mouh. Por nëna e futbollistit mohoi pretendimet, duke sugjeruar se ajo nuk ishte në dijeni të veprimeve të tilla Abouk konfirmoi ndarjen e saj nga Hakimi më 27 mars mes lajmeve se futbollisti po përballej me hetim nga policia franceze si pjesë e një rasti të dyshuar përdhunimi. Por ekipi ligjor i Hakimit ka hedhur poshtë akuzat ndaj tij, duke sugjeruar se futbollisti ishte “viktimë e një tentative zhvatjeje”.