Ish-gruaja e Jeff Bezos, gruaja e tretë më e pasur në botë pas divorcit

09 korrik 2019 | 15:39

Martesa e çiftit të fuqishëm të “Amazon”-it, që e ka transformuar këtë të fundit nga një dyqan librash online, në një platformë masive në rrjet, ka mbaruar zyrtarisht.

Themeluesi i “Amazon”-it, Jeff Bezos dhe ish-gruaja e tij, MacKenzie Bezos, kanë nënshkruar dokumentet e divorcit të premten e kaluar.

Si rezultat i kësaj, MacKenzie do të përfitojë me miliona aksione në kompani, që të përkthyera në të ardhura, kapin shifrën e 38 miliardë dollarëve.

Kushtet e divorcit në mes të çiftit ishin dakordësuar përpara se gjykatësi të nënshkruante dokumentet e divorcit të premten, që i ndante ata përfundimisht.

Ato janë bërë publike në muajin prill, ku ndër të tjera, MacKenzie Bezos do të kishte ende një votë në bordin e kompanisë “Amazon” dhe gjithashtu pozicionet e saj në “Washingon Post” dhe “Blue Origin” do vazhdonte t’i mbante.

Jeff Bezos do t’i mbeteshin 75 për qind e gjithçkaje që çifti zotëronte, ndërkohë pjesa tjetër do t’i kalonte ish-bashkëshortes.

E gjitha çfarë ka përfituar nga divorci, e bën MacKenzie Bezos gruan e tretë më të pasur në botë sipas indeksit të “Bloomering Billionare”.

Ajo renditet menjëherë pas Francoise Bettencourt Meyers, mbesa e themeluesit të “L’oreal”-it, dhe Alice Walton, vajza e themeluesit të “Walmart”, të dyja me një pasuri prej 50 miliardë dollarësh.

Ish-gruaja e Jeff Bezos ka nënshkruar dhe paktin “Giving Pledge” pra “Zotimi për të dhuruar”, i cili është një dokument që i detyron njerëzit më të pasur të botës ta japin gjysmën e pasurisë së tyre për bamirësi.

Pavarësisht divorcit, Jeff Bezos ende mbetet njeriu më i pasur në botë me 121 miliardë dollarë pasuri, shkruan “blitz.al”.

Por ndryshe nga MacKenzie ai nuk e ka nënshkruar “Giving Pledge”, gjë që ka sjellë dhe kritika ndaj tij.

Përpara ndarjes, çifti i “Amazon”-it ka qëndruar i martuar prej 25 vitesh, para se kompania të ishte krijuar dhe së bashku kanë 4 fëmijë. Në janar të 2019-ës ata kanë njoftuar publikun se do t’i jepnin fund martesës.

Image result for Joseff and MacKenzie BezosRelated imageRelated image

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shkencëtare amerikane e cila ishte zhdukur pa lënë gjurmë…