Ish i burgosuri për Demaçin: Ishte frymëzim për të gjithë të burgosurit politik
Mes emocioneve të shumta, qytetarët dhe ish të burgosurit politik kanë kujtuar veprimtarin e çështjes kombëtare, Adem Demaçi. Ata thonë se Demaçi i frymëzoi ata të rezistojnë ndaj okupatorit serb.
Sikurse veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi edhe mijëra shqiptarë të tjerë vuajtën nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë.
Sali Salihu nga Podujeva i kaloi plot 14 vjet në burgun e Nishit dhe në atë të Prishtinës.
Ai rrëfen se si Demaçi i frymëzoi të gjithë shqiptarët për të rezistuar ndaj okupatorit serb.
Salihu thotë se në zemrat e shqiptarëve, Adem Demaçi do të jetojë përgjithmonë.
Edhe Isa Zeka ndan kujtime te mira për figurën e Adem Demaçit.
Zeka, Demaçin e takoi kur ky i fundit u lirua nga burgu.
Një pjesë të madhe të kohës me Ademin e ka kaluar edhe Hysen Peshku.
Peshku, tregon se Demaçi kurrë nuk u ankua pavarësisht vuajtjeve të shumta që i ka përjetuar nëpër burgje.
Më 4 dhjetor të vitit 1991, Parlamenti Evropian i dha Çmimin Saharov, veprimtarit Adem Demaçi, duke e konsideruar si luftëtar të paepur për lirinë e mendimit dhe mbrojtës të lirive dhe të drejtave të njeriut.