Ish-i burgosuri politik, Caka: Radoiçiqi është vrasës i tre shqiptarëve, ka qenë barbar në Gjakovë

01 gusht 2023 | 08:19

Ish-i burgosuri politik Afrim Caka ka treguar për dëshmitë që i ka ndaj serbëve dhe serbo-malazezëve që kanë bërë krime lufte në Kosovë.

Caka ka thënë se ka dëshmi dhe, gjithashtu, edhe vetë është dëshmitar që krimineli Milan Radoiçiq ka vrarë tre gjakovarë, dhe se në Gjakovë ai ka qenë barbar.

“Milan ka qenë vrasës dhe kriminel në Gjakovë, për qeto tri vrasje i kam parë me sy. Por, për familje të tjera që s’e kanë njoftur, nuk kam mundur me jua qit fotografinë… kam marrë dëshmi nga dëshmitarët okularë”.

“Ky ka qenë i kamufluar mirë me rroba të kamuflimit, grupin e eskadronit të vdekjes e ka udhëhequr ky. Milani është vrasës i tre gjakovarëve. E kam parë duke gjuajtë me armë, me kallash, dyert e oborrit kanë qenë të hapura”.

“Unë të gjitha dëshmitë i kam të frimosura nga dëshmitarët okularë”, ka treguar Caka në RTVD.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Speciale ka njoftuar se është arrestuar ish-luftëtari i Ushtrisë…