Ish i burgosuri politik: Intelektualët e Kosovës nuk i përkrahën demonstratat e as luftën
Ish i burgosuri politik, njëherësh njëri nga organizatorët e demonstratave të vitit 1981, Januz Januzi, ka thënë se shtresa intelektuale e Kosovës, nuk i kishin përkrahur sa duhet veprimtaritë për cështjen kombëtare.
Ai në “Debat Plus”, tha se ata nuk i përkrahën as demonstratat e as luftën e UÇK-së.
“Shqiptarët edhe gjatë kohës së demonstratave dhe luftës kanë qenë të ndarë. Problemi io atyre që e kanë bërë luftën dhe ata që e kanë bërë demostratën, ka qenë që një pjesë i ka përkrahur dhe një pjesë jo. Ajo pjesa që është dashur t’i përkrahë, ajo që është ajka e një kombi, intelektualët, në kohën e demonstratave nuk e kemi pasur këtë përkrahje edhe në kohën e luftës. Politikisht ka qenë LDK e cila ka qenë e organizuar mirë është dashur ta përkrahur më mirë luftën. LDK nuk e ka bërë mirë. E kuptoj njeriun nëse thot jam për paqe, por mos e pengo luftën, këtë s’e kuptoj”, tha ai.