Ish i burgosuri politik: Veprimtaria ime e fshehtë ka filluar qysh në bankat e shkollës së mesme

19 gusht 2024 | 20:33

Ish i burgosuri politik, Bajrush Xhemajli ka rrëfyer ekskluzivisht në “Debat Plus” të Televizionit Dukagjini për torturat çnjerëzore të shkaktuar nga disa shqiptarë që ishin pjesë e Drejtorisë/Agjencisë së Sigurimit Shtetëror, e njohur si UDB-ja.

Xhemajli ka thënë se ai kishte filluar të mirret me veprimtarinë e tij të “fshehtë” qysh në bankat e shkollës së mesme, respektivisht nxënës i vitit të tretë të gjimnazit. Ai kujton se fillimisht kontaktet e para kanë qenë me vëllain e tij Mustafë Xhemajli e pastaj edhe Rrahim Sadiku.

Xhemajli kujton se ai ka vazhduar të veprojë për bazën e “shokëve të idealit në luftën për liri të Kosovës.

“Veprimtaria ime e fshehtë ka filluar qysh në bankat e shkollës së mesme, aty diku vitin e tretë. Kam rë në kontakt për herë të parë me njerëz që kanë vepruar, siç ishin me vëllain tim, Mustafën dhe Rrahim Sadiku. Kam vepruar dhe vazhduar në bazën e shokëve të idealit që na ka bashkuar  në luftë për liri të Kosovës dhe jo vetë në vëllazërisë.

E fillova me vëllezër, nuk i ndaj me gjini. Në familje kemi filluar, prej nënës deri te Lumnija kemi qenë pjesëmarrës në luftën për liri. Kam edhe një motër tjetër, me Nazifen e cila është dënuar dy here, kur herën e parë është dënuar me 4 vite bashkëme mu dhe një herë në mungesë, e cila ka qenë shtatzanë dhe e ka shfrytëzuar dhe ka ikur jashtë vendit. Aktualisht jeton në Lozan në Zvicrës.

Mustafa ka qenë gazetar dhe është poet, është pensionist. Ka ikur në kohën kur i kanë rënë në gjurmë. Janë burgosur edhe dy gazetar të tjerë, intelektual Sherif Konjufca dhe Ismet Dugolli. Celula e televizionit. Pastaj Rrahim Sadiku, Emin Krasniqi kanë qenë përfaqësues të medias”, rrëfeu Xhemajli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se hapja e urës…