Ish i burgosuri publikon analizat pas torturave çnjerëzore të regjimit serb

03 tetor 2022 | 08:21

Bedri Halimi, veprimtar i çështjes kombëtare, në vitin 1997, atëherë kur në Kosovë kishte veçse filluar lufta mes UÇK-së dhe ushtrisë e policisë serbe, ishte arrestuar.

Ndonëse, ky nuk ishte arrestimi i parë për Bedriun, por ai këtë vit ishte torturuar aq shumë, sa nuk kishte besuar që do të mund të ju mbijetonte torturave. Atë botë ai ishte shtrirë në Spitalin e Prishtinës.

25 vite pas, Halimi, përmes faqes së tij në Facebook, ka bërë publike para analizat e shëndetit të tij pas torturave nga UDB -ja serbe ne vitin 1997.
Aty vërtet shihet se si “njeriu thyen edhe rregullat e mjekësisë” ku së pari shpetoi gjallë e madje pa dializë.

Postimi i plotë i tij:

RAST I RRALLË APO JO?

Analizat e kreatinines – 1795 umol\ L dhe uresë 64 mmol\L (nuk janë gabim numrat), pas daljes nga arrestimi nga UDB më 1997, me të cilat u pranova në repartin e Nefrologjisë në Prishtinë, që sipas Mjekëve është rast i rrallë me shpetue gjallë, e lëre më pa dializë.

Atëbotë më shpëtoi dr. Xhavit Kuçi, tashmë i ndjerë, (dritë i pastë shpirti). Dhe jo vetëm kaq! Ky është verzioni i fletëshimit, të cilën ka pranuar ta nënshkruaj drejtoresha e repartit dr. Gordana Subashiq. Pas polemikave të shumta që bëri me dr. Xhavit Kuçin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmirësimi i kujdesit shëndetësor, ushqimi më i mirë, kushtet e…