Ish i dashuri e rrëmben një 16-vjeçare në vendin e saj të punës në Prishtinë

08 maj 2021 | 21:00

Një vajzë 16-vjeçare me inicialet E.I, dyshohet se është rrëmbyer nga ish i dashuri i saj 21 vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e së shtunës në rrugën ‘Norbert Jokl’ në Prishtinë.

Burimet e Reporterit bëjnë të ditur se dyshohet se e mitura është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj, A.V, në lokalin ku ajo punonte.

Një deshmitare e rastit, ka thënë se ata janë larguar nga aty me një veturë të tipit Mercedes, merr vesh Reporteri.net.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian arrin marrëveshje me Pfizer-BioNTech dhe teknologjinë e tij…