Ish i dënuari nga Gjykata në Serbi, Dula: Kërkova të më ruhej vendi i punës në KEK, më larguan
Ish-i dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata në Serbi për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë, Petrit Dula, ka thënë se kishte kërkuar nga Zyra Ndërlidhëse gjatë kohës së tij në burgjet e Serbisë, që t’i ruhej vendi i punës në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
I ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Dula ka treguar se ishte i vetmi pjesëtar që punonte dhe siguronte të ardhura në familjen e tij.
“Po, kanë ardhur pjesëtarë ndërlidhës, Zyra ndërlidhëse. Unë isha për më shkurt, te Neziri kanë qenë disa here. Çka kërkova unë, duke e pasur parasysh se punoj në Korporatën Energjetiike të Kosovës (KEK), 16 ditë supsendim dhe pas 6 muajsh m’u shkëput mardhënia e punës dhe kërkova nga personat në fjalë të ma ruajnë vendin e punës dhe të kujdesen, duke e pasur parasysh që jam pjesëtari i vetëm që punoj në familje. Te unë ishte koha e shkurt…”, ka treguar Dula.
Për punën e tij, Dula thotë se iu tha nga Ministria e Punëve të Jashtme se do të krijohej një bord, por që akoma nuk ka ndonjë informatë për ecurinë e çështjes.
“Më thanë se do formohet bordi dhe do shikohet për punën tënde…nuk kam më informata”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se pret fatin nga KEK-u.
Petrit Dula, ish-i dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata në Serbi për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë, tashmë është liruar nga akuza.
Gjykata e Lartë e Beogradit e dënoi anëtarin e dyshuar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë kohës së luftës, Petrit Dulën, me dy vjet burgim për pjesëmarrje në rrahjen e një civili në Kosovë në vitin 1999.
Për të ditur më shumë rreth aktakuzës së tij, kliko këtu.