Ish-inspektori i AKI-së: Mungesa e sigurisë publike po kërcënon jetën e qytetarëve
Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani ka thënë se është shqetësuese mungesa e sigurisë publike.
Ramadani në një postim në Facebook, ka shkruar se siguria publike është më e keqe sot dhe se kohëve të fundit është rritur dukshëm ndjenja e pasigurisë tek qytetarët.
“Shqetësuese mungesa e sigurisë publike. Qytetarët e Kosovës po përballen me dobësim të dukshëm të sigurisë publike.
Qytetari është më i pambrojtur sot! Siguria Publike është më e keqe sot! Lajmet nga anekënd Kosovës janë të mbushura me raste dhune, sikurse ishin edhe lajmet e mëngjesit sot.
Krimi që ka arritur shkallë të lartë në kohët e fundit patjetër se rrit dukshëm ndjenjën e pasigurisë së qytetarëve”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka shtuar se siguria publike është kusht i domosdoshëm për jetën më të mirë dhe më të sigurt të qytetarëve.