Ish-kampion i botës me Argjentinën: La Liga ka marrë fund, nuk e shpëton as Mbappe

06 gusht 2021 | 16:00

Lamtumira e Lionel Messit nga Barcelona ka tronditur botën e futbollit.

Edhe Mario Kempes, ish-kampion i botës me Argjentinën në 1978-ën, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhet futbolli spanjoll.

“Nuk e di si kanë shkuar gjërat, por sigurisht duhet ta kesh Messin në ekip nëse do të fitosh. Njëkohësisht duhet të bësh llogaritë me një situatë të vështirë financiare.

Kështu që ose largon shumë lojtarë për të mbajtur Messi-n ose…”, ka thënë Kempes për “Mundo Deportivo”.

“La Liga nuk do të ketë më një Cristiano Ronaldo dhe nuk do të ketë një Messi tjetër. Mund të vijë Mbappe ose një tjetër. Por nuk do të jetë kurrë e njëjta gjë në krahasim me ata dy përbindësha që kanë jetuar 10-12 vite në La Liga. Mbappe nuk do të krijojë kurrë tërheqjen që krijonin ata të dy. Futbolli spanjoll është Messi dhe ka marrë fund…”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot duhet t’i shpallë zgjedhjet…