Ish-kampionët lëshojnë alarmin, paralajmërojnë pranverë të zjarrtë

29 dhjetor 2024 | 07:47

Peja e ka mposhtur Bashkimin në xhiron e 14-të të Superligës së Kosovës në basketboll me rezultat 63:73.

Pejanët i fituan të dy çerekët në pjesën  e parë, ku epërsia shkoi në 17 pikë, pasi çerekun e parë e fituan me rezultat 15:21, kurse të dytin me rezultat 10:21.

Në çerekun e tretë, Bashkimi u kthye furishëm në lojë, duke e shkrirë epërsinë 17-pikëshe të Pejës në vetëm dy pikë, pasi e fitoi 10-minutëshin e tretë me rezultat 25:10.

Por, Pejanët nuk lejuan befasi, pasi në çerekun e fundit e rritën sërish epërsinë në 10 pikë, duke e fituar atë me rezultat 13:21.

Me këtë fitore, ish-kampionët paralajmëruan pranverë të zjarrtë në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri dhe kandidat…