Ish-kampioni i botës dënohet me dy vite burg

18 dhjetor 2020 | 13:00

Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin me dy vite burg, për ish-sulmuesin e Juventusit, Udineses dhe Italisë, Vincenzo Iaquinta, për armëmbajtje pa leje. Ish-kampionit të Botës me Italinë në vitin 2006, iu gjetën dy pistoleta dhe qindra fishekë.

Protagonist kryesor në çështjen e quajtur “Aemilia”, ishte babi i Iakuintës, me një të shkuar të errët në botën e krimit.  I ati i ish-sulmuesit u dënua me 19 vite, teksa Apeli uli dënimin në 12 vite.

Sipas autoriteteve përkatëse, armët ishin regjistruar por kalimi në përdorim te i ati i lidhur me mafian inkriminonte edhe ish-futbollistin. Operacion ishte një ndër më të mëdhenjtë për asgjësimin e mafias kalabreze të lidhur me eksponentët e Ndragetas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së shefit të grupit parlamentar të Lëvizjes…