Ish-kampioni i Moto GP vdes nga Covidi
23 shkurt 2021
| 15:50
Sporti dhe motoçiklizmi është në zi. Fausto Gresini është ndarë nga jeta në moshën 60-vjeçare pasi nuk e fitoi dot betejën me koronavirusin.
Ish-motoçiklisti i njohur në karrierën e tij si pilot ka fituar dy tituj kampion në klasin 125 kubik në vitet 1985 dhe 1987, ai krijoi një skuderi në Moto GP me emrin e tij. Pasi krijoi skuderinë e tij, ai në ekip kishte emra të mëdhenj të botës së Moto GP si Marko Simonçeli, Sete Zhibernao, Toni Elias dhe Loris Kapirosi.
Italiani u infektua me Covid-19 në muajin dhjetor ku u shtrua në spitalin e Imolës dhe pasi gjendja e tij u përkeqësua ai u transferua tek spitali i Bolonjës nga ku aty ndërroi dhe jetë.