Ish-kancelar i Gjermanisë largohet nga gjiganti rus i naftës
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroder do të largohet nga bordi i drejtorëve të gjigantit shtetëror rus të naftës Rosneft, njoftoi kompania.
Rosneft tha se Schroder dhe CEO i Nord Stream 2, Matthias Warnig e kishin informuar kompaninë se ishte “e pamundur të ushtronte kompetencat e saj në bord”.
Kujtojmë, Schroderit iu hoqën disa nga privilegjet e tij zyrtare në Gjermani dje; duke përfshirë një zyrë të financuar nga taksapaguesit, për shkak të përfshirjes së tij të vazhdueshme në industrinë ruse të energjisë. Schroder do të jetë në gjendje të mbajë pensionin dhe mbrojtjen e tij personale.
Opozita konservatore ka kërkuar që ai të mbetet pa pension, shkruan BBC.
Opozita pretendon se dëmton reputacionin e Gjermanisë në botë, sepse nuk është distancuar nga presidenti rus Vladimir Putin dhe se ka ruajtur detyrat e tijj në kompani të ndryshme ruse të energjisë.
Schroder, i cili ishte kancelar midis 1998 dhe 2005, kryesoi bordet e kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft dhe kompanisë së tubacionit Nord Stream 2. Ai do të duhej që në qershor t’i bashkohet bordit mbikëqyrës të gjigantit rus të gazit, Gazprom.