Ish-kancelari austriak, Kurz tërhiqet nga politika
02 dhjetor 2021
| 17:06
Ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka njoftuar se po tërhiqet nga politika, pothuajse dy muaj pasi dha dorëheqje nga posti. Kurz ishte i përfshirë në një skandal korrupsioni.
Njoftimi për tërheqje nga politika përmbyllë karrierën spektakolare të Kurzit i cili u bë kancelar në moshën vetëm 31-vjeçare, me çka u bë kreu më i ri i ndonjë qeverie i zgjedhur në mënyrë demokratike, në vitin 2017. “Për mua fillon kapitull i ri në jetën time”, ka thënë 35-vjeçar,i duke shtuar se do të donte të kalonte më shumë kohë me familje, sidomos të birin e sapolindur.
Kurz ka theksuar se nga 3 dhjetori do të dorëzojë edhe udhëheqjen me Partinë e tij konservatore, Popullore (OeVP).