Ish-kancelari austriak përjashton mundësinë e rikthimit në politikë

08 maj 2022 | 14:20

Në intervistën e tij të parë që nga pensionimi, ish-kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz tha se nuk po planifikon një rikthim në politikë.

“Unë e përjashtoj përgjithmonë një kthim në politikë”, ka thënë ai për gazetën “Kronen Zeitung”.

Paraqitja e tij në një konferencë të partisë, më 14 maj, do të shërbejë vetëm për të mbështetur pasardhësin e tij, Karl Nehammer, ka thënë Kurtz.

Politika e brendshme nuk luan më asnjë rol në jetën e tij, ka thënë 35-vjeçari, duke shtuar megjithatë: “Unë ende ndjek zhvillimet gjeopolitike”.

Kurz ka dhënë dorëheqjen nga posti i kancelarit në vitin 2021 dhe më pas nga politika në përgjithësi.

Kurz tani punon për miliarderin amerikan, Peter Thiel në pozitën e strategut global.

Ndërkohë, gjyqësori është duke e hetuar atë, ndër të tjera, me dyshimin se ka dhënë deklarata të rreme në një komision parlamentar që hetonte të ashtuquajturën “çështja Ibiza”, një skandal që përfshinte zyrtarë te lartë austriak në veprime të kundërligjshme si dhe korruptive.

Kurz ka thënë se i pëlqen të jetë në udhëtime, kryesisht në Lindje të Mesme dhe SHBA.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka pranuar shumë…