Ish-kancelari gjerman Gerhard Schroeder shtrohet në spital

04 shkurt 2025 | 16:58

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder është shtruar në spital me sindromën e sfilitjes.

Schroeder, i cili udhëhoqi Gjermaninë midis viteve 1998 dhe 2005, po “vuan nga sindroma e rëndë e sfilitjes, me simptoma tipike të rraskapitjes së thellë dhe një mungesë serioze energjie”.

80-vjeçari po përjeton “vështirësi në përqendrim dhe në kujtesë”, si edhe ”çrregullime të gjumit” dhe ”ulje të elasticitetit emocional”.

Avokati i tij, Hans-Peter Huber konfirmoi që Schroeder ka kërkuar trajtim në një spital, sipas këshillës së mjekut të tij, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.

Ndërsa Schroeder u largua nga detyra si kancelar 20 vjet më parë, ai ka pasur një karrierë të ngarkuar dhe shumë të diskutueshme pas politikës.

Politikani, i cili ishte kryetari i Partisë Social-Demokrate (SPD) midis viteve 1999 dhe 2004, është përballur me kritika të forta për lidhjet e tij me Rusinë.

Ai ka punuar për një numër kompanish shtetërore ruse dhe ka marrëdhënie të ngushta me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një kohë kur shumica e të rinjve e mendojnë…