Ish-kandidatë për deputetë, përkrahës të LV-së, gazetarë, artistë e regjisorë ia mësyjnë bordit të RTK-së (Emrat)

04 gusht 2021 | 13:04

Më 2 gusht është mbyllur konkursi për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Për tetë anëtarë që ishte shpallur konkursi për Bord të RTK-së, kanë aplikuar 125 aplikantë.

Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Scanner, në mesin e atyre që kanë aplikuar janë edhe ish-kandidatë për deputetë nga radhët e Vetëvendosjes në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021, zyrtarë të kësaj partie, përkrahës të Vetëvendosjes por edhe personalitete nga jeta publike e mediale. Mandej aty kanë konkurruar edhe zyrtarë të institucioneve publike si dhe gazetar, artistë e regjisor.

Kujtojmë se konkursi për anëtarë të Bordit është shpallur pas shkarkimit të tetë anëtarëve të këtij bordi më 8 korrik nga ana e shumicës parlamentare. Ky vendim i shumicës parlamentare është kontestuar nga opozita, ku AAK-ja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pretendimet se shumica parlamentare ka shkelur Kushtetutën me rastin e shkarkimit të Bordit të RTK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur ditën me…