Ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Vushtrrisë i bashkohet PDK-së
Ish-kandidati për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Lutfi Bilalli, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Lajmin e ka bërë me dije PDK-ja nëpërmjet faqes së vet zyrtare në “Facebook”, duke shtuar se Lutfi Bilalli ka qenë i angazhuar në jetën politike të diasporës shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në senzibilizimin e çështjes kombëtare.
“Programit më të mirë të Rimëkëmbjes iu bashkua edhe Lutfi Bilalli. Kryetari dhe kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj e mirëpriti atë dhe i uroi mirëseardhje në familjen e madhe të PDK-së!
Lutfi Bilalli ka qenë i angazhuar në jetën politike të diasporës shqiptare dhe ka dhënë një kontribut të veçantë në senzibilizimin e çështjes kombëtare. Në zgjedhjet lokale të vitit 2007 dhe vitit 2017, ai ishte kandidat i AAK-së për kryetar komune për qytetin e Vushtrrisë. Ka magjistruar në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci dhe tani ndjek doktoratën në një universitet ndërkombëtar. Bilalli dhe të gjithë ata që po i bashkohen PDK-së çdo ditë, do të jenë zërat më të fuqishëm të zhvillimit e përparimit të vendit! Mirë se erdhe në PDK, Lutfi!”, është thënë në njoftimin e PDK-së.