Ish-kandidati i LDK-së për Mitrovicën: Angazhimet politike do t’i vazhdoj

14 nëntor 2021 | 17:41

Ish-kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Mitrovicën, Armend Agolli, i cili sot gjendej në Prishtinë, ka thënë se do të vazhdojë me angazhimet e tij në politikë por në një intensitet më të ulët se të fushatës.

“Unë jam mjek me profesion jam doktor, kam punu në Prishtinë dhe Mitrovicën politikë dhe të gjitha angazhimet e mija që i kam pasë në politikë do të vazhdoj po jo na atë intensitet që e kam pasë në fushatë gjithmonë do të punoj në të mirë të popullit”, ka thënë Agolli.

Agolli për këtë proces të zgjedhjeve ka thënë se numri i votuesve është i kënaqshëm.

“Po e vërej një vijueshmëri të mirë gati si herën e parë në Prishtinë. Kur isha me vajzën pashë shumë votues, besoj që numri do të shtohet edhe më shumë, kështu që është e kënaqshme sa po e shoh tani”, ka shtuar Agolli.

Ndërkaq ai tregoi edhe arsyet se pse ndodhej sot në kryeqytet.

“Gjysma e Mitrovicës është në Prishtinë dhe gjysma e Prishtinës në Mitrovicë, familjen time gjysmën e kam këtu gjysmën atje. Ky ishte një shkas që jam ardhë sot këtu shkas tjetër është se edhe vajza ime është rezidente në Prishtinë, dhe kish me votu këtu, pra ishin këto shkaqet me ndjek këtë festë që e kemi sot mbarëkombëtare”, ka shpjeguar Agolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë…