
Ish-kandidati i LV-së për kryetar të Deçanit uron diktatorin Enver Hoxha: Urime komandant!
16 tetor 2022
| 13:47
Ish-kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Deçanit, Orges Tafilaj, ka uruar ish-diktatorin Enver Hoxha për ditëlindje.
Tafilaj ka publikuar një foto të diktatorit Enver Hoxha të cilit iu ka referuar si “komandant”.
“Urime ditëlindja komandant!”, ka shkruar Tafilaj në mbishkrimin e fotografisë së diktatorit të Shqipërisë.
Aktualisht, Tafilaj është asamblist i LV-së në Komunën e Deçanit. Ndryshe, Enver Hoxha ka lindur më 16 tetor 1908 dhe ka vdekur me 11 prill të viti 1985.