Ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Rahovecit thotë se dikush ia kidnapoi dhe rrahu djalin 10-vjeçar

04 janar 2022 | 17:15

Ish-kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Bejtullah Deliu pretendon se një 51-vjeçar ia ka kidnapuar dhe maltretuar të birin 10-vjeçar.

Sipas tij rasti ka ndodhur dje në Rahovec. Siç ka thënë Deliu, 51-vjeçari për një orë rresht ia ka maltretuar djalin duke e mbyllur në oborr dhe duke e rrahur me kabllo.

“Për pak minuta duke e qetësuar, kuptoj se ai ishte maltretuar nga një 51-vjeçar me arsyetim së tre fëmijë të vegjël më gjuanin bombica plasëse në oborr, dhe më pas, me një guralec ma thyen xhamin e kerrit. Kjo ka mjaftuar që ai ta ‘kidnapoj’ Orgesin duke e mbyllur në oborr të tij (mbi një orë) derisa dy të tjerë i ikën nga duart, me atë ‘nervozë’ mori guximin që ta shtrëngojë për fyti (Orgesi duke tentuar të hyp nëpër mur, sepse derën e ka mbyllur ‘monstra’) duke i lënë shenja, e duke e rrahur me kabllo, i gjithë ky maltretim në Orgesin 10 vjeçar- vetëm 10 ohh Zot!”, ka shkruar ai kkogarinë e vet në “Facebook”.

Për këtë rast kanë dhënë detaje edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin në Gjakovës, Nusret Xhurkaj ka deklaruar se rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ali Sokoli”.

Ai ka thënë se viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor në QKMF-në në Rahovec.

Nga policia ky rast është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sindikatat në Kosovë nuk janë tërhequr nga kërkesa e tyre…