Ish-kandidati i VV-së i quan “tradhtarë e kriminelë” krerët e UÇK-së në Hagë

12 shkurt 2023 | 19:20

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës përgjithmonë do të mbetet nga datat më të rëndësishme, e të cilat padyshim se çdo qytetar i mirëpret për t’i festuar.

Pikërisht në përvjetorët e pavarësisë së Kosovës falënderues jemi ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar për lirinë, pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës.

E në mesin e shumë emrave ndaj të cilëve gjithmonë ka falënderime janë edhe ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që shumë prej tyre vazhdojnë të mbahen në Hagë në kuadër të procesit të Speciales.

Por ajo çfarë është më e çuditshme, janë disa reagime nga ish-kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, pikërisht ndaj këtyre emrave të rëndësishëm të lirisë së Kosovës.

Në një publikim të bërë së fundi në Facebook, e ku bëhej thirrje për një tubim më 17 shkurt 2023 në Prishtinë, në nderim të ish-krerëve të UÇK-së siç janë Hashim Thaci, Kadri Veseli, e shumë të tjerë ka reaguar ish-kandidati i VV-së për Komunën e Podujevës, Xhemshit Vokrri.

Vokrri komentoi mbi postimin në fjalë duke thënë se “Nuk festohet me tradhtar e kriminel-kujna po mundoheni me ua shitë këtë, populli gjykon drejt”.

Ish-kandidati i VV-së për kryetar të Podujevës, e që djalin tashmë e ka të “rehatuar” në kuadër të një prej ministrive të Qeverisë Kurti, siç duket nuk ka hezituar që t’i quajë tradhtarë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kontribuuan për lirinë e tij e të vendit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy shqiptarë nga Kosova kanë përfunduar prapa grilave në Zvicër…