Ish-kandidati për deputet: Bashkim Ramosaj po e transformon Deçanin nga një qytezë në një qytet modern

19 prill 2021 | 11:00

Ish-kandidati për deputet i AAK-së, dhe anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së Hajdar Sutaj, ka rënditur sukseset e kryetarit të Deçanit Bashkim Ramosaj.

Në një shkrim në rrjetin social “Facebook” Sutaj ka shkruar se: “Asnjëherë nuk është punuar e investuar me shumë ne çdo cep të Deçanit, ne projekte kaq të mëdha e kapitale, qe po e transformojnë Deçanin nga nje qytezë e mbetur tersisht pas, në një qytet të ardhshem, modernë, me investime milioneshe”.

Postimi i plotë i tij:

Qeverisje e mirë?!
Pak fjalë per kryetarin e komunes së Deçanit z.Bashkim Ramosaj!

Në vazhdimësi kërkesat e njërëzve dhe qytetarëve ndryshojnë, ato zakonisht rriten, kryhen një, dhe del në pahë tjetra.
Ka të atillë që edhe mund të kenë opinjone të ndryshme.
Shpesheherë qytetaret kan kërkesa që nuk janë kompetencë e komunes, por pergjegjesi e qeveris qendrore, si p.sh. vendet e punes.
Shpesherë dhe me te drejt qytetaret mund të kenë kërkesa të cilat komuna nuk e ka buxhetin e mjaftueshem per ti realizuar gjitha përnjeher.

Por une e kam një pyetje për të gjithë;

– Per çka e zgjedhim nje kryetar komune?
Përgjigjia është sigurisht, e zgjedhim per të punuar, për të permiresuar dhe realizuar projekte që e bejnë jetën e qytetarëve me të mirë.

Tani mund të pyesim ne;
– Kur është punuar e investuar me shumë ne çdo cep të Deçanit, ne projekte kaq të mëdha e kapitale, qe po e transformojnë Deçanin nga nje qytezë e mbetur tersisht pas, në një qytet të ardhshem, modernë, me investime milioneshe.

– A me i mir ka qenë Deçani para 3 viteve (kujtojeni mir pak) apo 3 vite pas qeverisjes se kryetarit Ramosaj?

– Falë punes dhe perkushtimit të tij sot Deçani po merr pamje te re, të një qyteze të bukur, e të ndertuar, me infrastrukturë moderne, rikujtojeni çdo vend prej nga jeni, diqka ka ndryshuar (vetem duhet ta fusim ne funksion kujtesen).
– A jan kry krejt? JO, edhe pas 1000 vjete ka me pas kerkesa, sa te egziston bota, ato nuk perfundojnë, vazhdimisht vetem ndryshojnë.

– Per vetem 3 vite punë, është kryetari me i sukseshem në Kosovë në këtë mandat, dhe gjithsesi kryetari me rezultatet me të medha i Deçanit që prej kur egziston si komunë.
– Brenda 3 viteve të qeverisjes së ti, si kryetarë, Bashkim Ramosaj, janë realizuar mbi 76% të premtimeve të tij.

– Falë qeverisjes së mir të tij me kolegë, Deçani ka marrë imazhin e duhur (me poshtë janë vetem disa nga shumë punet e kryera)

– Duke zgjeruar rruget e qytetit me standart modernë e bashkohorë!
– Duke jetësuar rrugen e jetës Deçan – Plavë!
– Duke e bërë Deçanin me shtratin e lumit dhe shetitoren!
– Duke ndertuar 6 shkolla te reja moderne
– Duke renovoruar edhe 10 shkolla tjera!
– Duke ndertuar 3 palestra sportive
– Duke ndertuar Emergjencen e re të Ambulantes me paisjet me moderne, dhe funksionalizuar gjitha ambulancat ne fshatra.
– Duke punesuar gjithë mjekët e diplomuar
– Duke e bërë qytetin me te paster në Kosovë, pasi pavaresimit e investimeve dhe mbeshtetjes të ndermarrjes HIGJIENA
– Duke derguar elektrifikimin dhe fijet optike telefonike ne bjeshket e Deçanit
– Duke e derguar rrugen per ne Belle, Bjeshkë të Strellcit dhe tani shpejt edhe në Pleqe (si vendbanimi me i ri i shpallur me propozimin e kryetarit dhe miratimin e Kuvendit Komunal)
– Duke ndertuar 70 % te infrastruktres në fshatra (besojm shumë qe edhe ai 30% do te realizohet këtë vit)
– Duke e bërë Deçanin me qendren rinore me moderne në rajon!
– Duke perkrahur gjitha shoqatat dhe organizatat te ndryshme të lemive te ndryshme qe funksionojnë në Deçan!
– Duke e bërë Bjeshken e Belegut ne qender skijimi.
– Duke perkrahur gjithqka dhe të gjithë që është në kompetencat dhe mundesit e ti si kryetar!


– Duke ndertuar, renovuar e mirmbajtur gjitha komplekset e dëshmorëve.
– Duke investuar ne trashigiminë historike e kulturore!
– Duke vendosur rrjetin e elektrifikimit, ndriqimit te çdo rruge, projekt qe është duke vazhduar.
– Etj, etj, etj………

– Dhe po vazhdon betejen ta bajë Deçanin, KRYEQYTET të TURIZMIT në Kosovë ???

NA KA BËRË TË NDIHEMI KRENARË PADYSHIM!

PO ka tregu sukses.
PO ka rezultate të mëdha.
PO punon në vazhdimësi.

Deçani e ka për nderë që e ka një kryetar fjal pak e punë shumë siq është z.Bashkim Ramosaj, dhe do ta ketë për nderë ta ketë edhe në kater vitet e ardhshme ne sherbim te qytetarëve!

Ju kryetar ndoshta nuk mund ti qesheni çdo qytetari, sepse, keni obligime, keni ngarkesa, keni kerkesa te vazhdueshme, mund te keni stres, mundet qe diqka mos te shkon siq priteni, mund të bëheni nervoz edhe me kolegët që punoni (normale) dhe mund te ju vije keq padyshim kur nuk arrini te i pergjigjeni çdo kerkese të gjithsecilit qytetarë, por e verteta është se ju punoni 100% pa ndalë që ajo që është kompetence dhe mundesi e juaja, te realizoni per qytetaret e Deçanit pa hezitim. Që qytetaret e Deçanit ta kenë mirqenjen me te mir, dhe të i keni kushtet dhe mundesit per jetë me të mir.
Dhe ashtu është. Deçani e ka infrastrukturen me te mir se kryeqyteti, ejani ne Prishtë dhe shikoni rruget e lagjeve, rrugicat (dallimi si nata me diten).

JUVE JU FLET PUNA, oponeteve e kundershtarëve politik si dhe inatgjorëve ju mbesin të rrin skutave me fjalë dhe intriga, të till do të mbesin gjithmonë!

Miq, ndoshta Bashkimi nuk është kryetari me popullist, por ashtu siq është, është origjinal, i sinqert, besnik, edhe puntorë i madhë, i fjalës dhe besës.

Nese qytetaret do duheshin ta votonin një kryetar komune që me të vërtetë punon per ta, qe realizon projekte qe i bënë me u ndi mir, e me pas kushte jetese me te mira, perkunder sfidave, per hirë te punes se ti, perkushtimit që ka, sinqeritetit, dhe ashtu siq është, është origjinal, jo fallsë, ne rrethana te një logjike të shendoshë, siq do vepronin qytetaret e shteteve perendimore, ish dashtur ti merrë 90% të mbeshtetjes qytetare, dhe une besoj qe qytetaret në qetesi, në mendjet e tyre do ta vlersojnë punen dhe suksesin e ti, që shihet, dhe do te ja kthejnë me besim në zgjedhjet që do vinë, që ti perfundoj punet e nisuar, dhe ti jetesoj ata që do të vinë, e ndonje qe ka mbetur pa kryer.

Suksese kryetar Bashkim!
Ju lumtë per punen që keni bërë e po bëni!
Mos u ndal!
Te priftë e mbara!

HS

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e mbrojti vendimin e…