Ish-kandidatja e PDK-së në Gjakovë thotë se humbjen e kishte pranuar me sportivitet

14 nëntor 2021 | 16:57

Ish-kandidatja e PDK-së për Gjakovën, Arbënesha Kuqi, e cila humbi zgjedhjet në rund të parë ka thënë se sot qysh në orët e para të mëngjesit ka votuar.

“E kam kry obligimin tim qytetar qysh në orët e hershme të mëngjesit dhe jam e lumtur që pata mundësi edhe një herë në nivel të balotazhit ta ushtroj të drejtën time për votim. Në një kohë të mirë si sot besoj dhe në bazë të informatave që kemi kanë dalë për të votuar një pjesë e madhe e qytetarëve dhe shpresojmë që edhe në këto dy orë e gjysmë që kanë mbetur të dalin edhe ata që s’kanë dalë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim dhe të zgjedhin kandidatët që kanë plane konkrete që e prekin direkt mirëqenien e qytetarëve”.

Ajo për Klan Kosovën ka thënë se eksperienca e saj në garën për Gjakovën ka qenë sfiduese, derisa ka treguar se e ka pranuar me sportivitet humbjen.

“Ka qenë sfiduese, por edhe e bukur shumë. Eksperiencë e jashtëzakonshme të komunikosh me njerëz direkt në 30 ditë fushate. Unë i marr gjërat me sportivitet, por ky për mua ka qenë veç fillimi kështu që shpresojmë se herën tjetër të dalim më mirë dhe të më besojnë më shumë qytetarët e Gjakovës”.

Çka kanë nevojë gjakovarët më së shumti, sipas Arbënesha Kuqit?

“Jetoj dhe frymoj në Gjakovë prej se kam lindur. Gjakova ka nevojë për një kryetar që jeton në Gjakovë, ka nevojë për përkrahje të qytetarëve të Gjakovës me projekte që prekin interesat dhe mirëqenien e tyre. Gjakova ka nevojë për një menaxher të mirë, një kryetar që jeton me qytetarët dhe i di mirë hallet dhe brengat e tyre”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roza Lati ka qenë së fundmi në një intervistë në…