Ish-kapiteni i Milanit: Më plagosën, por nuk fola kurrë

06 qershor 2019 | 18:05

Kontrata e Riccardo Montolivos skadoi dhe ai do të largohet nga Milani, pas 7 vitesh.

Riccardo Montolivo përmes një letre në “Instagram”, i ka dhënë lamtumirën  tifozëve kuqezi dhe klubit të Milanit, i brengosur dhe i lënduar nga drejtuesit dhe klubi.

“Shatë sezone me këtë fanellë të lavdishme, katër vjet me shiritin e kapitenit në krahë. Pastaj më morën shiritin dhe nuk fola. Nuk fola edhe kur nuk munda dot të bëja 1 minutë në fushë. Nuk kisha mundësi të them lamtumirën në stadiumin tim dhe nuk fola. Të gjithë këtë frymë e mbajta për të thënë: Faleminderit tifozë kuqezi, faleminderit nga një kapiten dhe njeri i plagosur, por që do të vazhdojë të ecë me kokën lart, i vetëdijshëm që kam bërë gjithmonë detyrën time si profesionist. Plagët do të shërohen, por dashuria për këtë fanellë do të mbetet përherë… FORCA MILAN”, ka shkruar Montolivo.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të vizitës zyrtare…