Ish këshilltarët e Thaçit vizitë ish krerëve të UÇK-së në Hagë
Artan Behrami, ish këshilltari i ish presidentit Hashim Thaçi, ka vizituar sot krerët e ish- UÇK-së në Hagë, bashkë me Bekim Çollakun, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se mbi ta rëndon akuza absurde për krime lufte, derisa ata janë ish-luftëtarë të lirisë së UÇK-së dhe baballarë të shtetit të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Sot kur u mbushën tri vite të mbajtjes në paraburgim, i vizituam krerët e ish- UÇK-së.
Mbi të gjithë rëndon aktakuza absurde për krime lufte, dhe ata cilësohen si anëtarë të “ndërmarrjes së përbashkët kriminale”.
Në fakt, të gjithë janë vetëm ish-luftwtarë të lirisë së UÇK-së dhe baballarë të shtetit të Kosovës.
Të luftosh për liri, për paqe dhe për shtet, është vlera më e lartë për çdo njeri.
Kjo vlerë nuk cenohet dot nga akuzat e pabazuara të prokurorisë, e cila nga pretendimet për trafikim me organe njerëzore, ka përfunduar në gjueti të konfiskimit të IPad-ëve të fëmijëve të mi.