Ish-këshilltarët i shkojnë për vizitë Hashim Thaçit në Hagë
27 qershor 2022
| 15:10
Katër ish-këshilltarët e ish-presidentit Hashim Thaçi, Blerim Shala, Bashkim Smaka, Veli Bytyqi dhe Ismajl Syla, ndodhen në Hagë të Holandës.
Fotografia e tyre e përbashkët është publikuar në “Facebook”-un e Veli Bytyqit, të cilët duket se kanë shkuar për vizitë te ish-presidenti Thaçi por se deri më tani nuk kanë njoftuar diçka rreth kësaj.
“Bashkë me miq e kolegë në Hage të Holandës”, ka shkruar Bytyqi në mbishkrimin e fotografisë.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.