Ish-këshilltari i Kurtit: Kryeministri po gjuan hi syve
Dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është finalizuar dosja me më shumë se 600 faqe nga rishikimi i 38 tekste mësimore të klasave I-IX, për gjuhë dhe matematikë.
Lidhur me këtë ka reaguar ish-këshilltari i tij, Shkelzen Gashi, i cili përmes një postimi ka thënë se kjo nuk është “kurrëfar pune”, duke shtuar se “në rregull që ke deshtu, por mos na ofendo tash”.
Gashi ka thënë se kryeministri e ka humbur “shansen ideale” për të reformuar arsimin dhe sipas tij, “për ta mbuluar dështimin e tij spektakolar” ka vendosur ta publikoj këtë dosje.
“Ata që ishin në pushtet para Albin Kurtit e fundosën arsimin në fund të pusit. Albin Kurti e humbi shansen ideale për me reformu arsimin. Sonte për më ë mbulu dështimin ë tij spektakular në këtë fushë, paska dalë me na hedhë hi syve tu e prezentu një dosje me 600 faqe”, ka shkruar Gashi.