Ish-këshilltari i Putinit: Embargo e plotë e naftës mund t’i japë fund luftës në Ukrainë
Ish-këshilltari ekonomik i presidentit të Rusisë, Andrei Ilarionov, deklaroi se “embargoja e vërtetë” e vendeve perëndimore ndaj energjisë ruse mund t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Ai vuri në dukje se Rusia “nuk i merr seriozisht” kërcënimet nga vendet e tjera për të reduktuar përdorimin e energjisë ruse.
“Vë bast se në një ose dy muaj operacioni ushtarak rus në Ukrainë ndoshta do të ndalet. Është një nga instrumentet më efikase që zotërojnë vendet perëndimore”, tha ai.
Pavarësisht përpjekjeve të Evropës për të reduktuar varësinë e saj nga energjia ruse, ajo vazhdon të blejë naftë dhe gaz nga Rusia.
Sipas të dhënave të vitit të kaluar, nafta dhe gazi përbënin 36 për qind të të ardhurave të qeverisë ruse dhe shumica është Bashkimi Evropian, i cili importon 40 për qind të rezervave të gazit dhe 27 për qind të naftës nga Rusia.