Ish-këshilltari i Thaçit: Gërvalla është fytyra e paskuqur e kësaj qeverie, brenda dhe jashtë

02 qershor 2021 | 11:39

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit sa ishte president, Adil Behramaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla mbrëmë në një medium zviceran, ku është shkruar se ajo “kërkon që shumë vrasje të pasluftës në vend të zgjidhen. Pas tërheqjes së trupave serbe, ato u kryen kryesisht nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kosovës, UÇK”.

Behramaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Gërvalla është fytyra e paskuqur e kësaj qeverie, brenda dhe jashtë vendit

“Zëvendësja e Kurtit, siç parapëlqen ta quaj ai, Donika Gërvalla-Schwarz, njëherësh kryediplomate e Kosovës, është fytyra e pa skuqur e kësaj qeverie, brenda dhe jashtë. Ajo ta shembë çdo pritje. Edhe kur pret që një ditë nuk do të prodhojë skandal, ajo edhe këtë pritje ta rrënon. Gjuha e kësaj qeverie është identike me gjuhën e Prokurorisë së Speciales në Hagë. Gjykata Speciale e UÇK-së si proces i shërimit të shoqërisë” është titulli i intervistës së saj në gazetën zvicerane ‘NZZ’, që është ndër gazetat më me ndikim në Evropë. Por, çdo ditë e më shumë po bindemi, që vetë kryediplomatja Schwarz ka më së shumti nevojë për shërim. Ajo dhe shumica e anëtarëve të kësaj qeverie, bashkë me homologët e tyre nga Serbia, kanë nevojë për shërim me terapi grupore nga urrejtja patologjike kundër UÇK-së!”, ka shkruar Behramaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktiviteti i prodhimtarisë në Eurozonë është rritur me një ritëm…