![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/04/adil-1-600x360-1.jpg)
Ish-këshilltari i Thaçit: Këta të Vetëvendosjes i kanë prekur zonat më të errëta të idiotizmit!
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas një deklarate të anëtares së kryesisë së LV-së, Albulena Haxhiu.
Behramaj ka thënë se Albulena Haxhiu është shfaqur mbrëmë si eksperte e tendencave, duke cituar deklaratën e saj.
“Albulena Haxhiu mbrëmë na qenka shfaqur si eksperte e tendencave, duke thënë se ‘ka pas tendencë nga Thaçi që ta shpëtojë vetën dhe t’i çojë të tjerët në Hagë’”, thotë ai.
Behramaj shkruan se këto deklarata janë të krisura dhe tregojnë se LV-ja i ka prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit.
“Derisa nuk turpërohen për këto deklarata të krisura dhe me pafytyrësi i përsërisin edhe pasi ai veç është tashmë në Hagë, krejt treguesit e tendencës dëshmojnë se këta të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit”, thuhet në reagim.
Shkrimi i plotë:
Albulena Haxhiu mbrëmë na qenka shfaqur si eksperte e tendencave, duke thënë se “ka pas tendencë nga Thaçi që ta shpëtojë vetën dhe t’i çojë të tjerët në Hagë”. Derisa nuk turpërohen për këto deklarata të krisura dhe me pafytyrësi i përsërisin edhe pasi ai veç është tashmë në Hagë, krejt treguesit e tendencës dëshmojnë se këta të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë prekur edhe zonat më të errëta të idiotizmit!