Ish-këshilltari i Thaçit: Kurti po tërhiqet nga hapja e urës, ishte një shfaqje për simpati të mërgimtarëve
15 gusht 2024
| 11:34
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti po tërhiqet nga hapja e urës së Ibrit.
Ai ka treguar se kjo po ndodh pasi kanë filluar të largohen mërgimtarët nga Kosova.
Behramaj ka shkruar në “Facebook” se hapja e urës ishte projektuar vetëm si shfaqje verore për të mbajtur simpatinë e mërgimtarëve.
“Është e ditur që Albin Kurti tërhiqet nga hapja e urës së Ibrit, sepse tash kanë filluar të largohen mërgimtarët prej Kosovës. Test, test ‘Ura e Ibrit’, u projektua vetëm si një shfaqje verore për ta mbajtur simpatinë e tyre. Edhe për pak kohë iu mbesin tash ‘sekuencimet’ patriotike në kujtesë”, ka shkruar Behramaj.