Ish-këshilltari i Thaçit: Largimi i ambasadorëve është i kundërligjshëm, kush i drejtohet gjykatës fiton
Ish-këshilltari i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka thënë se largimi i ambasadorëve është e kundërligjshme.
Sipas tij, secili prej tyre që i drejtohet gjykatës, rastin e ka të fituar.
“Largimi grupor i ambasadorëve me ‘çelës politik’ iu ngjanë diferencimeve ideopolitike ose largimeve masive nga puna në vitet 90-ta, me masa të dhunshme. Këto largime janë edhe të kundërligjshme, sepse tërheqja e parakohshme nga misioni diplomatik është i rregulluar me Ligjin për shërbimin e jashtëm. Individualisht, secili prej tyre që i drejtohet gjykatës, rastin e ka të fituar. Politikisht, dekretet me një interpretim të mirë ligjor mund të dërgohen edhe në Gjykatën Kushtetuese”.
“Rrotacionet politike janë procese demokratike, por pasojat e kësaj praktike të poshtër do t’i vuajnë më së shumti ata që po e instalojnë!”, ka shkruar Behramaj në llogarinë e vet në “Facebook”.