![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/03/Adil-Behramaj-1.jpg)
Ish-këshilltari i Thaçit: Me Qeverinë Kurti kemi 143 për qind rritje të importit nga Serbia
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka dhënë kritika për Qeverinë Kurti.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se
Qeveria Kurti e mbushi Kosovën me prodhimet e Serbisë, me ato që i rrotullonte kamionët më herët vetëm që të mos bëheshin pjesë e tregut të Kosovës.
“Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Serbia e ka pjesëmarrjen më të madhe të importeve në tregun e Kosovës. Në 6-mujorin e parë të vitit 2021, Serbia renditet e para nga shtetet me importin më të lartë me 6.4%, Shqipëria e dyta me 5.6% dhe Maqedonia e Veriut e treta me 5.2%”, ka shkruar ai.
Duke shtuar se: “Me Qeverinë Kurti kemi 143% rritje të importit nga Serbia! Me Qeverinë Kurti, Serbia po kalon nëpër Kosovë dhe Shqipëria po bllokohet!”.