Ish-këshilltari i Thaçit: Osmani është epiqendra e përçarjeve politike në Kosovë

15 dhjetor 2022 | 12:21

Artan Behrami ish këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka komentuar fjalimin e fundvitit të presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se fjalimi për fundvit i presidentes Osmani edhe një herë dëshmon se ajo është epiqendra e përçarjeve politike në Kosovë.

“Presidentja Osmani ka shkelur tri herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pasi ka parë që mbështetja popullore e saj ka rënë për tokë, Presidentja Osmani i rikthehet teknikave primitive të akuzave kundër oponentëve politikë! Derisa lexonte fjalimin përplot urrejtje, presidentja Osmani është duke bërë tregti me sovranitetin e Kosovës, duke negociuar për autonomi të veriut të Kosovës. Je duke kërkuar vend në histori. Atë tashmë e ke fituar. Ti gjithmonë do të jesh në anën e kundërt të historisë së Kosovës”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëdhënia mes Wanda Naras dhe Mauro Icardit ka qenë gjithmonë…