Ish-këshilltari i Thaçit: Prokuroria e Speciales është furnizuar me dezinformata nga Serbia

30 nëntor 2022 | 11:22

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami, ka theksuar se Prokuroria e Gjykatës Speciale është furnizuar me dezinformata nga Serbia.

Sipas tij, Prokuroria e Gjykatës Speciale ka punësuar pjesëtarë të BIA-s në Gjykatën Speciale.

“Prokuroria e Gjykatës Speciale është furnizuar me dezinformata nga Serbia. Prokuroria e Gjykatës Speciale ka zyrë në Beograd. Prokuroria e Gjykatës Speciale ka dëshmitarë që kanë punuar për BIA. Prokuroria e Gjykatës Speciale ka krijuar dosje trifish më të madhe për krerët e UÇK-së sesa për kasapin Millosheviq. Prokuroria e Gjykatës Speciale ka punësuar pjesëtarë të BIA-s në Gjykatën Speciale. Prokuroria e Gjykatës Speciale ka fshehur gjatë gjithë kohës dokumente shfajësuese për krerët e UÇK-së”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.

Sipas Behramit, Prokuroria e Gjykatës Speciale ka kërkuar që të refuzohet çdo kërkesë e mbrojtjes për mbrojtje në liri. Ai thotë se Prokuroria e Gjykatës Speciale ka shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

“Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk pranon dëshmitarë ndërkombëtarë, të cilët kanë ndihmuar në çlirimin e Kosovës. Prokuroria e Gjykatës Speciale e pranon Kushtetutën e Kosovës vetëm në versionin serbisht. Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk ka dënuar personat që kanë rrjedhur dokumentet e Gjykatës Speciale. Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk i njeh krimet serbe në Kosovë. Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk i njeh 400 masakra serbe në Kosovë. Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk e njeh vrasjen e mbi 1300 fëmijëve shqiptarë. Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk e njeh dhunimin e 20 mijë femrave shqiptare në luftën e fundit. Prokuroria e Gjykatës Speciale nuk është në shërbim të drejtësisë, por në shërbim të Serbisë dhe Rusisë”, ka shkruar ish-këshilltari i Thaçit, Artan Behrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë pajtuar të…