Ish-këshilltari i Thaçit: Shtyrja e konferencës për Thaçin e të tjerët është bërë me qëllim nga Specialja shkaku i zgjedhjeve

10 shkurt 2021 | 14:48

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka reaguar pas shtyrjes së konferencës për Thaçin dhe të tjerët.

Behramaj përmes një postimi në profilin e tij në “Facebook”, shtyrjen e saj e lidh me datën e zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton arbresh.info

Sipas tij, Gjykata Speciale po druhet se prezenca e tyre para zgjedhjeve do të ndikojë tek votuesit.

Postimi i plotë i Behramajt:

“Me publikimin e njoftimit për ngritjen e aktakuzës ende pa u konfirmuar, Gjykata Speciale bëri gjeopolitikë. Me shtyrjen e paraqitjes së tyre para Gjyqtarit të Procedurës, sepse jemi në prag të ditës së zgjedhjeve, Gjykata Speciale bëri kalkulim politik. Po i frikësohen paraqitjes së Hashim Thaçit e Kadri Veselit edhe në Dhomat Speciale në Hagë. Po druhen që prezenca mediale njëditore e tyre ndikon te votuesit dhe ua prishë atyre skenarin politik, që po mundohen ta jetësojnë në emër të drejtësisë”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sevilla dhe Barcelona sonte zhvillojnë ndeshjen e parë gjysmëfinale në…